Zjarri i merr jetën 47 vjeçarit të paralizuar në Skenderaj

Kronikë e zezë

Zjarri i merr jetën 47 vjeçarit të paralizuar në Skenderaj

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Një 47 vjeçar i paralizuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që kaploi dhomën ku ai ndodhej, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00. 

Viktima ndodhej i vetëm në shtëpi, në kohën që shtëpia u kaplua nga flakët.

Trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat