Treni përplaset me makinën në Kavajë, shpëtojnë për mrekulli 6 persona të një familje - Bota Sot
Treni përplaset me makinën në Kavajë, shpëtojnë për mrekulli 6 persona të një familje

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Treni përplaset me makinën në Kavajë, shpëtojnë për mrekulli 6 persona të një familje

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:14
Pamje nga aksidenti

Një aksident hekurudhor është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Sipas opinion.al, ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës.

Në mjet udhëtonin 6 anëtarët e një familje, prindërit dhe katër fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Ata janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për kontroll dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, por dyshohet për një kalim të gabuar të drejtuesit të mjetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test