Shqiptarët e Kosovës arrestohen nëpër dasma

Kronikë e zezë

Shqiptarët e Kosovës arrestohen nëpër dasma

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Janë shtuar rastet e arrestimeve gjatë ahengjeve familjarë në Kosovë, për shkak të gjuajtjes më armë. Katër raste të tilla kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit.

Në komunën e Prizrenit, gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar dy persona për shkak të përdorimit të armëve dhe rrezikim

“Njësitet policore gjatë kontrollit të dyshuarit mashkull  K/Shqiptar, i  cili  dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 , cal-12 , 28 fishekë , dhe dy gëzhojë . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Mbrëmë në Prizren Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen-pistolete Gap me një karikator me pese fishek. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol me një karikator me 12 fishek dhe pese gëzhoja. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, raporton Policia.

Në Kacanik është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol Special me një karikator me pese fishek. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat