Plasin “shkopinjtë” në Durrës e Sarandë, regjistrohen dy sherre masive

Kronikë e zezë

Plasin “shkopinjtë” në Durrës e Sarandë, regjistrohen dy sherre masive

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 11:49
Pamje nga videoja

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës ka ndodhur një sherr masiv me sende të forta dhe shkopinj druri, ku janë përfshirë disa persona.

Si pasojë, një person mbeti i plagosur, ndërsa pesë të tjerë u shoqëruan nga policia. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri dhe pritet një njoftim zyrtar nga Blutë e Sarandës.

Ndërkohë, një tjetër situatë e ngjashme është regjistruar në Durrës gjatë mbrëmjes, ku ka pasur përplasje me mjete të forta. Turistët i kanë zgjidhur problemet me shkopinj dhe grushte dhe arsyeja ka qenë banale, pasi bëhet fjalë për një sherr të lindur për çështje makinash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat