Grabitet një taksist në Shkup

Kronikë e zezë

Grabitet një taksist në Shkup

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Tre persona të panjohur kanë grabitur një taksist në fshatin Moran të Shkupit, kumtoi sot MPB-ja.

Më 19.08.2018 në ora 00:05 në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, personi M.G (58) nga Shkupi ka paraqitur se më 18.08.2018 rreth orës 23:40 në fshatin Morani tre persona të panjohur kanë kryer grabitje ndaj tij.

Ai 3 personat i ka dërguar në vendin e caktuar dhe kur ka ndaluar të bëhet pagesa, njëri gna personat me kanosje me thikë i ka marrë 2.500 denarë.

Po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryesve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat