Rryma elektrike godet një banorë në Bregun e Diellit

Kronikë e zezë

Rryma elektrike godet një banorë në Bregun e Diellit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 17:37
Bregu i Diellit

Një banor në lagjen bregu i Diellit në Prishtinë, Don Agani, është ankuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se dje është goditur nga rryma elektrike që kishte ardhur nga një shtyllë e dritave në atë lagje.

Ai përpos tjerash paralajmëroje se do të padis komunën e Prishtinës dhe kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e shtyllave.

“Per banoret e bregut të diellit: Kjo skene/foto osht prej nates te kalume, kur tu e shetit qenin ne mahall, ne kete parkun tu e kapercy gardhin me osht shkarku ni sasi e madhe e elektricitetit prej shtylles te dritave (fuqia hyrese 220 V) per 10 sekonda, mandej me ka gjujt diku rreth 1 metri larg. Ju kisha lute me pase shume kujdes rreth shtyllave te dritave te instaluara ne kohet e fundit Per Komunen dhe kompanine e kontraktuar: Shihemi ne gjykate...”, ka shkruar Agani në profilin e tij, post ky që u shpërnda nga banorë të Prishtinës tutje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat