Gjykata e Apelit në Vlorë, ka rikthyer në burg drejtuesin e mjetit, i cili aksidenti rëndë pak ditë më parë oficerin e policisë rrugore, Jonuz Vrapin, duke i thyer të dyja këmbët.
Në njoftimin e policisë thuhet se në 29 korrik, në qendër të qytetit, ku Ylli Luka, 37-vjeç, nga Fushë- Kruja plagosi rëndë policin, pas një debati me ta drejtuesi i mjetit ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz makinës duke përplasur një nga policët e patrullës, Jonuz Vrapi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2018, u arrestua shtetasi Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël- Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’, ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Largim nga vendi i ngjarjes’’ parashikuar nga nenet 237, 290 e 273 të Kodit Penal.