Policia konfirmon se babë e bir në Gjilan vranë kushëririn për motive të ulëta

Kronikë e zezë

Policia konfirmon se babë e bir në Gjilan vranë kushëririn për motive të ulëta

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia në Gjilan ka dalë me detaje rreth vrasjes që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Verbic e Zhegovcit në këtë komunë. 

PK ka konfirmuar se 24-vjeçari A.N. dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga 47 vjeçari B.N. dhe nga i mituri 16-vjeçar A.N..

Media më herët ka raportuar se viktima dhe të dyshuarit janë familjarë mes vete. Dy të dyshuarit janë babë e bir. 

Po ashtu, policia ka konfirmuar se motive që dyshohet se kanë quar në këtë vrajës janë të ulëta. 

Ky është njoftimi i PK’së: 

Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë për një rast “Vrasje”.

Pas pranimit të informatës njësitet e stacionit policor të Gjilanit dhe Hetimeve rajonale i kanë ndërmarr të gjitha veprimet primare për zbardhjen e këtij rasti, si dhe menjëherë është njoftuar dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes krim teknika ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes, si dhe janë ndërmarr masa rreth mbledhjes së informacioneve lidhur me incidentin. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar dhe fatkeqësisht vetëm ka mundur ta konstatoj se viktima A.N. (1994), ka qenë pa shenja jete, dyshohet nga shkrepja e armës së zjarrit. Policia ka arritur që ti arrestoj dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës banor rezident të fshatit Verbicë e Zhegocit B.N. (1971), si dhe A.N.(2002) ata janë sjellë në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Janë identifikuar disa dëshmitar okular, të cilët po ashtu janë intervistuar nga ana e hetuesve policor, kurse në ndërkohë në vend ngjarje ka ardhur prokurori i shtetit dhe IML-ja të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit, trupin e pa jetë të viktimës e kanë dërguar për autopsi. 

Ndaj dy të dyshuarve nga ana e prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendimi mbi ndalim prej 24 orëve për të dyshuarin kryesor të miturin A.N.(2002), si dhe 48 orëve për të dyshuarin tjetër.

Dyshohet se kësaj ngjarje të rëndë ti kenë parapri mosmarrëveshjet dhe motivet e ulëta që kanë pasur në mes vete viktima dhe të dyshuarit. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë në vazhdim.

Vritet një person në Gjilan, policia jep detaje

Një person është vrarë të dielën pasdite në Gjilan. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar. 

Për rastin, PK ka njoftuar në raportin 24 orësh. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës”, njofton Policia. 

“Në vendin e ngjarje kanë dalë njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thotë njoftimi. 

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat