Vrasja e gruas në Gjakovë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vrasja e gruas në Gjakovë, policia jep detaje

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen 61 vjeçares me iniciale R.S, nga Gjakova, duke thënë se dyshimet janë se vrasja ka qenë aksidentale.

Sipas Policisë ajo është nga komuniteti egjiptas dhe është vrarë nga burri i saj, i po të njëjtit komunitet.

“Familjarët menjëherë kanë dal dhe e kanë vërejtur babain e tyre duke bërë përpjekje të ndihmonte të plagosurën-nënën e tyre të cilën ata e kanë transportuar në qendrën emergjente në spitalin e Gjakovës, ku nga plagët e marra pas pak viktima kishte vdekur. Policia në vend ngjarjes ka gjetur armën me të cilën dyshohet se është plagosur viktima. Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari deklaron se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

***

Një grua është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në Gjakovë. Policia thotë se nuk është konstatuar nëse është vrasje e qëllimshme apo aksidentale. 

Rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës. Ngjarjen e ka konfirmuar për Policia e Kosovës. 

Në konfirmimin e PK-së, zëdhënësja e Policisë rajonale thotë se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Për rastin Policia është njoftuar nga Emergjenca e qytetit. 

Sipas saj, viktima ka arritur në spitalin e Gjakovës pa shenja jete. 

“Pesë minuta pas mesnatës e kemi marrë një thirrje prej emergjencës. Mjekët kanë konstatuar se viktima ka arritur në spital pa shenja jete”, tha Lirije Podrimja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat