Digjet një ekskavator në Kaçanik

Kronikë e zezë

Digjet një ekskavator në Kaçanik

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar se dyshohet që persona të panjohur ia kanë djegur një automjet ekskavator.

Rasti ka ndodhur paraditen e djeshme.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat