Tepelenë, humbet jetën pas aksidentit një 48-vjeçar

Kronikë e zezë

Tepelenë, humbet jetën pas aksidentit një 48-vjeçar

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 20:59

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur Luzat të aksit Tepelenë-Uji i Ftohtë.

Pas përplasjes me një Audi, të drejtuar nga një 43-vjeçar nga Tirana, shoferi i mjetit Mercedes, 48-vjeçari B.M. nga Tepelena pësoi plagë të rënda dhe u transportua menjëherë për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, por nuk arriti dot t’u mbijetonte atyre.

Në vendngjarje shkuan policia, ambulanca dhe një grup hetimor, për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti rrugor.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat