Aksident në rrugën Fier-Levan, humb jetën gruaja shtatzënë

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Fier-Levan, humb jetën gruaja shtatzënë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:55
Pamje nga aksidenti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku u përplasën dy veturave.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.30 të kësaj të marte, në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “Liqeni”.

Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A.Troka, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Majlinda Troka 27 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” dhe mendohet se ishte rreth gjashtë muajshe shtatzënë.

Gjithashtu është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Të lënduar lehtë kanë mbetur edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat