Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin në Radhimë, dhe të dy kërkojnë ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin në Radhimë, dhe të dy kërkojnë ndihmën e Policisë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Një rast i rrallë dhune në familje ka ndodhur në Radhimë të Vlorës, këtë herë, dy ish-bashkëshortë, kanë ushtruar dhunë, reciprokisht ndaj njëri-tjetrit. Dhe nuk ka përfunduar me kaq. Por, të dy, menjëherë, më pas, i janë drejtuar Policisë me ankimim.

Nga ana e saj, policia e Vlorës, plotësoi kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes së menjëhershme, për të dy protagonistët.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 20. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A. R., vjeç 55, banues në Radhimë, pasi në Radhim, në banesë, ish-bashkëshortja L. R., vjeçe 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Më datë 20. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. R., vjeçe 45, banues në Radhimë, pasi ish-bashkëshorti A. R., vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat