Mosmarrëveshja për pronë bëhet shkak i konfliktit me armë zjarri

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshja për pronë bëhet shkak i konfliktit me armë zjarri

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Katër persona janë përfshirë të hënën në Podujevë në një përleshje me armë zjarri, si pasojë e mosmarrëveshjeve për një pronë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të katër personat janë arrestuar derisa tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje pronësore në mes katër personave të dyshuar meshkuj K-shqiptar, ka ardhur deri te përdorimi i armës por pa pasoja në njerëz. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë. Janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një revole lodër. Vetura e njërit nga te dyshuarit është konfiskuar pasi që ishte e përfshirë në rast. Janë arrestuar të katërt të dyshuarit, ku tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat