E denoncojnë fqinjët, arrestohet me armë e municione 53-vjeçari

Kronikë e zezë

E denoncojnë fqinjët, arrestohet me armë e municione 53-vjeçari

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Policia e Dibrës ka arrestuar një 53-vjeçar për armëmbajtje pa leje, pas telefonatës së një qytetari që ka bërë denoncimin.

Për pasojë janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë, si dhe u arrestua Hasan Koltraka, 53 vjeç nga Arras i Dibrës.

“Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete. Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu. Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës material”, njofton policia.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Një ditë më parë, sërish pas denoncimit të qytetarëve një i ri u arrestua për armë pa leje në shtëpi. Ai ishte një njeri problematic në familje, dhe frika se mund të shkakonte ndonjë tragjedi çoi në denoncimin e të riut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat