Policia jep detaje për vdekjen e 23-vjeçarit pejan në vendin e punës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 23-vjeçarit pejan në vendin e punës

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 07:19
Milor Belegu

(E plotësuar) - 23-vjeçari nga Peja, Milor Belegu ka humbur jetën të dielën, si pasojë e lëndimeve të pësuara para rreth një jave teksa po punonte në ndërtimtari.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se 23-vjeçari ishte i shtrirë në spital që prej datës 19 gusht.

“Ka vdekur sepse nuk ka mundur t’i përballojë lëndimeve. Prej datës 19 është në spital, e kanë dërguar me urgjencë në QKUK. Atje ekziston historia e tij dhe mjekët duhet të raportojnë për këtë rast. Policia çfarë ka bërë për këtë rast, është se, ky rast është hetim i vdekjes”, ka thënë Ibraj.

Ai ka insistuar që detaje të reja mund të japin zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. 

Belegu po punonte me babain e tij në ndërtimtari kur kishte pësuar lëndime të rënda që ia morën jetën rreth një javë më vonë. 

23 vjeçari nga Peja vdes derisa po punonte në ndërtimtari 

I riu 23 vjeçar nga komuna e Pejës ka humbur jetën përderisa po punonte në ndërtimtari.

Sipas burimeve të mediave, 23 vjeçari që humbi jetën është Milor Belegu.

Belegu po punonte me babin e tij në ndërtimtari ndërsa nuk dihet saktësisht se si erdhi deri tek vdekja.

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet në Kosovë kur vdekja bëhet në vendet e punës, sidomos në ndërtimtari ku rreziku është gjithnjë i lartë në mungesë të sigurimit të vendit të punës dhe mjeteve të duhura për të punuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat