Me armë tenton të hyjë në Gjinekologji

Kronikë e zezë

Me armë tenton të hyjë në Gjinekologji

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:43
Gjinekologjia

Policia njofton se mbrëmë një punëtor i sigurimit ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës një person me dhunë dhe duke ekspozuar edhe një armë zjarri ka dashur të hyjë në repartin e Gjinekologjisë.

Patrulla policore ka identifikuar dhe ka lokalizuar të dyshuarin ku në automjetin e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gaz, me një karikator pa fishekë. 

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat