(E plotësuar) - Një person i moshës 17 vjeçare nga fshati Kovaçec i Kaçanikut ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta.
Policia ka dhënë detaje për Express rreth këtij rasti. Kanë thënë se ekspertët e KEDS-it kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pas konstatimit se shtëpia në fjalë nuk ka lidhje të mirë të rrymës, e kanë shkyçë nga rrjeti.
“Rreth orës 21 e 30 minuta një person i moshës 17 vjeçare i fshatit Kovaçec nga rryma ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke bërë dush. Familja e ka dëgjuar duke bërtitur dhe e kanë dërgu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku mjeku ka konstatuar se i njëjti nga rryma ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i KEDS-it, ku sipas ekspertizës së tyre në vendin e ngjarjes lidhja e rrymës në atë shtëpi nuk ka qenë e sigurt dhe për atë arsye e kanë shkyçur nga rrjeti komplet shtëpinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Prishtinë”, kanë deklaruar nga policia.
Tragjike: Vdes i riu nga Kosova, e zuri rryma!
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytezën e Kaçanikut.
Media mëson se Shaban Burrniku, i riu 17 vjeçar nga fshati Kovaqec, e zuri rryma duke bërë dush dhe si pasojë ndërroi jetë në vend.
I ndjeri Burrniku ishte nxënës në klasën e 11 në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopojë”.
Ky institucion arsimor ka marrë vendim që sot të mos mbahet mësimi për shkak të nxënësit të tyre.