Tiranë, i riu tenton t’i marrë jetën vetes me thikë

Kronikë e zezë

Tiranë, i riu tenton t’i marrë jetën vetes me thikë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:35
Ilustrim

Një 33 vjeçar ka tentuar vetëvrasjen në Tiranë, në banesën e tij pranë rrugës “Petrit Radovicka”.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. 33 vjeçari ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës. Familjarët e kanë gjetur të gjakosur dhe e kanë çuar menjëherë në spital. I riu aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 09. 09. 2018, në rrugën “Petrit Radovicka”, në banesë, është vetëplagosur me një mjet prerës, shtetasi A. R., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat