Rrahje në Viti, arrestohet tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Viti, arrestohet tre persona

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:30
Ilustrim

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në Viti pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga ta është sulmuar edhe me thikë.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat