Burri ankohet në Policinë e Durrësit: Më rreh gruaja - Bota Sot
Burri ankohet në Policinë e Durrësit: Më rreh gruaja

Kronikë e zezë

E premte, 21 shtator 2018

Burri ankohet në Policinë e Durrësit: Më rreh gruaja

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 20:51
Ilustrim

Dhuna në familja regjistron një tjetër rast, ku gratë janë protagoniste, në ndëshkimin fizik ndaj burrave të tyre. Këtë herë rasti regjistrohet në Policinë e Durrësit, sipas së cilës, mësohet se, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin L. S., vjeç 34, banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij, K. S., vjeçe 22, banuese në Durrës, ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike e psikologjike.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 11. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin L. S., vjeç 34, banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij, K. S., vjeçe 22, banuese në Durrës, ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test