Armë të groposura në tokë

Kronikë e zezë

Armë të groposura në tokë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:11
Ilustrim

Një konfiskim armësh ka ndodhur në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit, me ç’rast është arrestuar një 38 vjeçar me inicailet A.V.

Sipas Policisë, gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjata AK-47 me një karikator, dy armë të gjata M-48 prodhim jugosllav, një armë e gjatë M-67 dhe një armë e gjatë gjysmë automatikë.

“Të gjitha armë kanë qenë të zbrazëta-pa municion dhe të njëjtat janë gjetur të groposura në tokë në tri lokacione. Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari A.V. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat