Një grua, megjithëse është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, “nuk është divorcuar” nga ish-vjehrra, e cila “nuk ia ndan” dhunën.
Ngjarja ka ndodhur në Kurbin, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M. K., vjeçe 23, banuese në Laç, pasi ish-vjehrra, V. K., vjeçe 56, banuese në Sanxhak, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 13. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M. K., vjeçe 23, banuese në Laç, pasi ish-vjehrra, V. K., vjeçe 56, banuese në Sanxhak, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.