Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit janë kapur me substance të dyshuara narkotike.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një elektroshok dhe një sasi e substancës se dyshuar narkotike”, bën të ditur policia.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.