Një aksident me dëme të vogla materiale ka ndodhur sot në mesditë afër “Hotel Grand” në kryeqytet.
Vetura zyrtare e Policisë së Kosovës është goditur mbrapa nga një veturë me targa lokale.
Në aksident nuk ka persona të lënduar ndërsa me rastin po merret policia rrugore.