Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person si dyshuar se ka tentuar të grabisë me armë një filiale për transferim të parave.
Rasti i tentim grabitjes është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka rezultuar që vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes të ndalojë dhe të arrestojë të dyshuarin B. R., 18 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe është konfiskuar edhe një armë e llojit pistoletë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘tentim grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.