Rrëzohet muri i posandërtuar, lëndohet rënd një person

Kronikë e zezë

Rrëzohet muri i posandërtuar, lëndohet rënd një person

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një person derisa ishte duke kryer disa punime të shtëpisë tek dëshmitari në Prishtinë, është rrëzuar muri i posandërtuar dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK-Emergjencë për trajtim mjekësor ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Njësitet relevante dhe inspektorati i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat