Aksident në Shkodër/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Vaun e Dejës

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Vaun e Dejës

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:25
Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Vau i dejës.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Vau i dejës. ‘BW’ mëson se viktima është Mirjan Kaceli.

Në pamjet e siguruara duket pjesa e përparme e automjetit e shkatërruar.

Nga raportimet e para thuhet se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e automjetit tip “Benz”.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat