Vlorë, grabitje me maska në mes të ditës

Kronikë e zezë

Vlorë, grabitje me maska në mes të ditës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një grabitje me armë dhe me maska në mes të ditës ka ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të martë.

Prè e grabitjes ka rënë një furgon që ka zbritur nga trageti i linës Brindisi-Vlorë, prej të cilit është rrëmbyer një çantë me një shumë parash, që dyshohet se kalon mbi 5.000 euro.

Autorët, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit. Policia thuhet të ketë ngritur postblloqe te mbikalimi i Novoselës.

Raportimet flasin gjithashtu se autorët kanë qenë 3 persona, ndërsa grabitja ka ndodhur pranë stadiumit “Flamurtari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat