Përleshje në Fushë Kosovë, përdoren edhe armët e ftohta

Kronikë e zezë

Përleshje në Fushë Kosovë, përdoren edhe armët e ftohta

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia njofton se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke përdorur edhe një mjet të mprehët (dyshohet thikë) dy viktima të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar dy shtëpitë e personave të dyshuar  të cilët nuk janë hasur në shtëpi si dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat