Pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës, arrestohet. Emri

Kronikë e zezë

Pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës, arrestohet. Emri

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Kapet i kërkuari për “prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike”. Në pranga është vënë Ervis Veizi, 31-vjec, banues në fshatin Metoq, Sarande. Veizi, rezulton person në kërkim prej muajit shkurt 2018.

Në datën 09.06.2018, Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest ne burg” për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, Veizi është  pjese e një grupi kriminal prej 16 personash, të goditur nga policia e Sarandës ne shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë.

Veizi akuzohet si transportues i lëndes narkotike nga fshati Shalës drejt kufirit të gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat