Sulmohet me armë policia në Podujevë

Kronikë e zezë

Sulmohet me armë policia në Podujevë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:04
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Disa persona të maskuar kanë shtënë në drejtim të policinë, pas një tentim grabitje në qytetin e Podujevës.

Kallxo ka kontaktuar me Prokurorin, Ibrahim Berisha i cili dha detaje në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur para disa orëve.

“Disa persona të maskuar me një automjet të tipit Opel pa targa, kanë tentuar të grabisin një filiale të një banke në afërsi të Doganës së Kosovës. Të njëjtit nuk kanë arritur të grabisin asgjë pasi që kanë vërejtur zyrtarët policor. Më pas të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia pasi i ka verifikuar si të dyshuar ka filluar t’i ndjekë nga pas. Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri por fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe nuk ka pasur dëmtime materiale në veturën e policisë. Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës janë duke u marrë me rastin ndërsa dyshohet se të njëjtit janë recidivistë të së njëjtës vepër”, tha Berisha.

Zyra për Informim të Policisë së Rajonit të Prishtinës, kanë thënë se nuk kanë pranuar informacion për sulmin ndaj policisë.

***

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në Podujevë në orët e mbrëmjes.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij sulmi.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë se nuk kanë ende ndonjë informacion për këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat