Dy aksidente brenda një ore në Astrazub të Malishevës

Kronikë e zezë

Dy aksidente brenda një ore në Astrazub të Malishevës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Dy aksidente për më pak se një orë kanë ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës.

I pari ka ndodhur rreth orës 09:30, kur është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një kamionete.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe një pasagjer mashkull shqiptar dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Aksidenti i dytë është shënuar në orën 10:20, kur i dyshuari mashkull shqiptar përderisa ishte duke drejtuar motoçikletën duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe aksidentohet.

Si pasoj e aksidentit i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat