Kukës/Vajza ndahet nga jeta para mbrëmjes së maturës, nxënësit befasojnë me gjestin e tyre - Bota Sot
Kukës/Vajza ndahet nga jeta para mbrëmjes së maturës, nxënësit befasojnë me gjestin e tyre

Kukësi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Kukës/Vajza ndahet nga jeta para mbrëmjes së maturës, nxënësit befasojnë me gjestin e tyre

Më: 30 qershor 2016 Në ora: 01:00
maturantet

U nda nga jeta vetëm 5 ditë përpara mbrëmjes së ëndërruar të maturës.

Por miqtë dhe shokët e klasës, në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës, kanë dashur që ajo të ishte medoemos në këtë mbrëmje.

Erlida Asllanaj u nda tragjikisht nga jeta në liqenin e Kukësit, më 23 Qershor.

Maturantja e ëndërronte si të gjithë të rinjtë këtë natë, madje kishte bërë gati dhe fustanin.

E që ajo të ishte mes tyre, ashtu siç kishte qenë për gjithë këto vite, shoqëria e saj ka bërë një gjest të veçantë.

Ata janë shfaqur në mbrëmje të veshur elegantë dhe me portretin e saj në duar, ndërsa disa nga targat e makinave shkruhej, “Lida, ti je këtu!”./tvklan

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test