Vritet me thikë një i ri në Kukës, dyshohet për shkak të hakmarrjes - Bota Sot
Vritet me thikë një i ri në Kukës, dyshohet për shkak të hakmarrjes

Kukësi

E enjte, 14 dhjetor 2017

Vritet me thikë një i ri në Kukës, dyshohet për shkak të hakmarrjes

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 07:41
ilustrim

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marrë me armë të ftohtë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost në Kukës.

Nga hetimet paraprake të Policisë rezulton se, Ismail Memishi ka plagosur thikë Mirim Hysën, të dy banues në fshatin Orgjost.

Hysa u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Kukësi, por nuk u mbijetoi dot plagëve.

Dyshohet se sherri i dy të rinjve ka ardhur për shkak të një hasmërie mes dy familjeve.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes Ismail Memishin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test