Kukësi shemb ndërtimet pa leje, liron hapësirat publike

Kukësi

Kukësi shemb ndërtimet pa leje, liron hapësirat publike

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:46
Kukes

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor pranë Bashkisë Kukës ka nisur inspektimet në terren për evidentimin e  ndërtimeve pa leje në qytetin e Kukësit, në funksion të lirimit të hapësirave publike. Kontrollet janë  përqëndruar në tregun e qytetit ku ndodhen një numër i madh i bizneseve .

Kreu i IMTV, Rrahman Dema, shpjegoi se në ditët në vijim, aksioni do vijojë me disiplinimin e tregut dhe lirimin e trotuareve nga tezgat.

“Aksioni do të vijojë në të gjithë bashkinë e Kukësit, deri në objektin e fundit” tha ai.

Gjatë inspektimit u bllokuan disa  objekte që rezultonin pa asnjë dokumentacion, ndërsa iu la pronarëve  kohë për largimin e tyre në mënyrë vullnetare. Ky inspektim do të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Kukës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat