Në Kukës 4 vatra me sëmundjen e gjedhit, u shtuan brenda një ditë - Bota Sot
Në Kukës 4 vatra me sëmundjen e gjedhit, u shtuan brenda një ditë

Kukësi

E martë, 12 dhjetor 2017

Në Kukës 4 vatra me sëmundjen e gjedhit, u shtuan brenda një ditë

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 17:31
ilustrim

Ekspertët në  qarkun e Kukësit ngrenë alarmin se situata e  sëmundjes së gjedhit  po shkon drejt përkeqësimit, kryesisht në Kukës dhe Has, ku janë evidetuar  35 vatra të dermatozës nodulare  dhe ku janë prekur 120 krerë ndërsa dhjetëra kanë ngordhur.

Ndërkohë nga Dibra është tentuar që në Kukës të sillen rreth 607 krerë bagëti me dy kamionë por që janë bllokuar nga postoblloqet policore të ngritura për ndalimin e transportimit të kafshëve.  Kryeveterineri i drejtorisë se bujqësisë Osman Elezi, i shqetësuar thotë se nga sëmundja, rajoni veri-lindor  rrezikon të mos ketë asnjë krerë gjedhi.

 Osman Elezi, kryeveterineri i Drejtorisë se Bujqësisë Kukës: Është një shtrirje e frikshme në të gjithë territorin e qarkut tonë. Nëse deri dje në mëngjes kemi pasur 31 vatra të prekura me 110 krerë brenda 24 orësh janë shtuar 4 vatra me rreth 120 krerë të prekur”   

Në Kukës  është ndaluar tregtimi i mishit në gjitha dyqanet ndërsa thertoret janë krejt bosh. Për vaksinimin e 40 mijë krerë bagëtive aktualisht nevojiten 50 mijë doza  vaksine.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test