Nisën punimet për pedonalen e qytetit - Bota Sot
Nisën punimet për pedonalen e qytetit

Kukësi

E enjte, 14 dhjetor 2017

Nisën punimet për pedonalen e qytetit

Nga: Gjon Neçaj Më: 29 shtator 2016 Në ora: 21:33
Tropoja

BAJRAM CURRI-Sot filluan punimet për rehabilitimin e shëtitores së qytetit ”Bajram Curri”, nga muzeu deri tek spitali. Siç thotë edhe  kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj,ky projekt konsiston në ndërtimin e një pedonaleje nga muzeu deri te sheshi para gjykatës, si dhe vazhdon deri tek spitali me asfalt dhe trotuare me gjerësi rreth 3 metër.

 Gjithashtu parashikohet ndriçimi, gjelbërimi dhe disiplinimi i ujërave. Zbatimi i këtij projekti do t'i japë një pamje të re qytetit,çka prej vitesh kjo shetitore është mbuluar nga balta dhe gropat ,që më vështirësi kalonin amtumjetet,duke sjellë probleme sociale për të sëmurët që kalonin  me ambulancë në spital.Gjithashtu qytetarët  nuk kishin ku kalonin një pasdite shlodhjeje .

Me një fond prej 115 milionë,në zbatim të “Rilindjes urbane”,qeveria ka planifikuar në këtë projekt disa bashki , e një ndër to edhe Bashkia Tropojë.

Rehabilitimi i shetitores së qytetit do përfundojë në një afat kohor brenda 4 muajve me kontarktor subjektin  “Shpresa-Al” sh.p.k. dhe mbikqyrës të punimeve “Rupa” sh.p.k.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test