Ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman viziton Kukësin; diskutohet për çështjen e emigrantëve

Kukësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman viziton Kukësin; diskutohet për çështjen e emigrantëve

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 14:13
Pamje nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Kukësit, ku u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu.

Shehu e njohu me situatën aktuale të bashkisë, gjendjen social-ekonomike, resurset e shumta dhe mundësitë për zhvillimin e zonës, qoftë në fushën energjitike, minerare, turizmit, bujqësisë, bimëve medicinale etj.

Një vëmendje të veçantë në këtë takim zuri edhe çeshtja e emigrantëve. Kukësi ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh në Britani, qofte legalë por edhe ata që janë në proçes, për të cilët Kryetari i Bashkisë kërkoi më tepër vëmendje e anagazhim për asistencë të nevojshme, veçanërisht për të miturit.

Kryetari i Bashkisë i kërkoi Ambasadorit indicjen e negociatave për një binjakëzim të mundshëm me njërën prej bashkive të Britanisë, por edhe për asistencë e mbështetje në sektorë të ndryshëm.

Ambasadori britanik i cili ka nisur punën e tij në Shqipëri 5 muaj më parë, theksoi se zgjodhi Kukësin për vizitën e tij të parë duke vënë në dukje lidhjet e forta që ekzistojnë mes Kukësit dhe Britanisë. Ambasadori Norman mori në konsideratë problemet e ngritura nga takimi me Kryetarin Shehu duke shprehur dhe angazhimin e tij për zgjidhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat