Ulen temperaturat, Kukësi zbardhet nga dëbora

Kukësi

Ulen temperaturat, Kukësi zbardhet nga dëbora

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
ilustrim

Në prag të ndërrimit të viteve në qytetin e Kukësit është zbardhur nga dëbora ndërkohë që temperaturat gjatë ditës së sotme kanë shënuar një rënie të theksuar në krahasim me ditët e kaluara.

Dëbora ka nisur në orët e mesditës të së mërkurës duke bërë që qytetarët e Kukësit ta shijojnë dëborën e parë për dimrin e këtij viti.

Aktualisht, reshje bore ka  dhe në Rrugën e Kombit, ku tetë mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.

Dëbora ka rënë edhe në zonate thella të Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës,etj.

Për të përballuar situatën emergjencat civile dhe policia rrugore kanë marrë masa paraprake, për të përballuar bllokimin e rrugëve. Autoritetet në ditët në vijim do të  patrullojnë me shërbime të përforcuara akset rrugore dhe në zonat kur priten që problemet të jenë mjaft të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat