Dëbora nis në veri; Bashkia Kukës mbledh emergjencat

Kukësi

Dëbora nis në veri; Bashkia Kukës mbledh emergjencat

Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:49
Foto ilustruese

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në veri të vendit në orët e mbrëmjes të së martës.

Reshje me intensitet të lartë u regjistruan në Kukës, ku si pasojë e dëborës në Rrugën e Kombit pranë tunelit të Thirrës janë rrezikuar automjetet.

Bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe ka marrë masat për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Bashkia e Kukësit u ka bërë apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.

Gjithashtu reshje dëbore janë regjistruar edhe në Pukë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat