Spitali i Kukësit në gjendje të mjeruar, njolla e zezë Infektivi

Kukësi

Spitali i Kukësit në gjendje të mjeruar, njolla e zezë Infektivi

Më: 6 janar 2017 Në ora: 19:44
Kukes

Emisioni “BOOM” në RTV Ora News udhëtoi drejt qytetit të Kukësit për të vizituar spitalin rajonal të këtij qyteti dhe për të parë më nga afër kushtet e tij.

Spitali rajonal i Kukësit është ndërtuar në vitin 1974, rikonstruksionet e fundit të bëra në ndërtesën e këtij spitali datojnë në 1994 dhe prej atij viti pothuajse nuk është vënë dorë fare, duke i lënë në gjendje të mjeruar ndërtesat totalisht të amortizuara.

Njolla e zezë e spitalit të Kukësit konsiderohet Infektivi, por burime nga Drejtoria bëjnë me dije se shumë shpejt do të mbyllet dhe të sëmurët do të kalojnë në pjesën tjetër të spitalit.

Një fakt i tillë pranohet edhe nga Drejtoresha e Spitalit, e cila rendit të gjithë nevojat si në mungesë profesionistësh ashtu dhe në infrastrukturë.

Drejtoresha e Spitalit të Kukësit, Hakie Zeneli: Kemi mungesa në specialistë në kirurge, reanimatorë, mjekë obsteter-gjinekologë, megjithatë dua të falenderoj mjekët që janë këtu sepse kemi një kirurg dhe një pensionist që e ndihmon, një reanimator që është 24 orë.Dhe mjekët obsteter-gjinekologë. Megjithatë mendojmë se duhet të ofrohen dhe mjekë të tjerë sepse Ministria e Shëndetësisë ka orfuar dhe një bonus për mjekët të cilët do të vinë dhe të punojnë jo vetëm në Kukës, por dhe rrethe të tjera ku kemi mungesë të mjekëve. Jemi munduar duke e arnuar sistemin e kaldajës që të punojë, por është shumë i amortizuar sepse ky rrjet kaldaje është i vendosur që në vitin 1974, ndërsa për ujin e pijshëm verës është goxha problem. Kemi bërë përpjekjet tona në diskutim dhe me Bashkinë dhe Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe na është premtuar që për vitin e ardhshëm të bëhet një linjë e veçantë për spitalin. Në rradhë të parë duhet të bëhet rikonstruksioni i godinës. Sado të fusim gjëra të reja në një godinë të vjetër, është vështirë të duket puna dhe rezultatet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat