OSHEE: Rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Burrelit dhe Kukësit

Kukësi

OSHEE: Rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Burrelit dhe Kukësit

Më: 8 janar 2017 Në ora: 20:16
OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoftoi të dielën se si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Por, OSHEE informoi se rreth 1800 punonjës të saj janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.

Aktualisht, rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Burrelit dhe Kukësit për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Sipas OSHEE-së, në rajonin e Tiranës, pa energji elektrike janë fshatrat: Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush. Në rajoniin e Kukës: janë pa energji elektrike një pjesë e fshatrave Zaje, Domaj, Malci , Lekbibaj, Bujan, Kishaj.

Në rajonin e Burrelit janë pa enerjgi elektrike fshatrat ish-komuna Fan, Shtrungaj, Nensheg, Bisak, Klos, Fan, Katun i Ri, Konaj, Shengjin, Petesh, Zall, autostrada, dhe nj]ë pjesë e fshatrave Fushe Gjorm, Zhej Vogël, Fshat Laç. Fshatrat Milot, Mali Bardhe, Shete, Skuraj, Mal Milot dhe Ujsjellesi Milot. Fashtrat Dilknisht, Leftere, Selite, Vinjolle, Daul, Skuraj, Gernac dhe Gallate.

OSHEE informon se në disa zona është rikthyer energjia elektrike. Në rajonin e Burrelit, është rikthyer energjia në fshatrat Tarazh, Mollaj, Trojze, Prosek, Bungaj, Valc, Malaj, Vjollec dhe Perlat.
Në rajonin e Korçës është rikthyer energjia në fshatrat Bishnice, Jolle dhe Shpell. Në Elbasan ka filluar furnizimi me energji për zonat Cerrik, Paper, Gjrgjan dhe Shales.

Nga grupet e terrenit te OSHEE-se po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin. “Të gjitha linjat e TL dhe n/stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Po ashtu të gjithë fiderat që furnizojnë spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçante janë në punë”, informoi OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat