I ftohti - Ushtria shpërndan ndihma nga ajri në zonat e izoluara të Kukësit

Kukësi

I ftohti - Ushtria shpërndan ndihma nga ajri në zonat e izoluara të Kukësit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:23
Ndihmat në Kukës

Emergjencat Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ndihmave me helikopter në zonat e izoluara nga bora dhe ngricat.

Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer disa fluturime për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara.

Një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.

Image

Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluar prej disa ditësh janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Helikopterët e Forcës Ajrore po qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo emergjence dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme  të Emergjencave Civile për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të thella.

Gjithashtu, efektivët dhe mjetet e rënda të Forcave të Armatosura mbeten të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale, që janë ende të bllokuara nga bora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat