Bllokohet Kukësi, Kosova i çon mjet për hapjen e rrugëve - Bota Sot
Bllokohet Kukësi, Kosova i çon mjet për hapjen e rrugëve

Kukësi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Bllokohet Kukësi, Kosova i çon mjet për hapjen e rrugëve

Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:26
Kukësi

Në drejtim të fshatrave malorë të Kukësit, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës, ka nisur një automjet të rëndë për hapur rrugën Borje-Restelicë, Shishtavec dhe rrethinë.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Prizrenit, Ferid Tafallari.

Ai tha se kjo do iu mundësojë banorëve të këtyre fshatrave që rezultojnë të bllokuara që nga 4 janari që të lidhen me Restelicën dhe komunën e Dragashit, përcjell oranews.

Hapja e këtij aksi rrugor do ju vijë në ndihmë banorëve të bllokuar për më shumë se një javë, për rastet emergjente, po ashtu edhe për tu furnizuar me ushqime dhe medikamente mjeksore në komunën malore të Dragashit.

Deri në këto momente, janë hapur dy kilometra rrugë, ndërsa po punohet që banorët e kësaj ane të kenë mundësi kalimi në rrugët magjistrale të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test