Doris Pack në Kukës: Shqipëria duhet të ketë një të ardhme më të mirë

Kukësi

Doris Pack në Kukës: Shqipëria duhet të ketë një të ardhme më të mirë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:49
Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Euriopiane, Doris Pack dhe Albana Vokshi

 Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Euriopiane, Doris Pack u nderua me mirënjohje nga Bashkia e Kukësit. Ky vlerësim eurodeputetes Pack i jepet për kontributin e dhënë për “Shqipërinë dhe shqiptarët” në proçeset integruese të Shqipërisë.

Kreu i Bashkisë, Bashkim Shehu e cilësoi këtë ditë një ngjarje të veçantë dhe ky vlerësim është vetëm një shenjë mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të zonjës Pack për çështjet e shqiptarëve.

Duke falënderuar Bashkinë dhe kryetarin Shehu për vlerësimin që i bëhet, eurodeputetja Doris Pack u shpreh se “Shqipëria duhet të ketë një të ardhme më të mirë”.

Ndërkohë, gjatë bisedës me eurodeputeten Pack, Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu e njohu me situatën aktuale të bashkisë, gjendjen social-ekonomike, resurset e shumta dhe mundësitë për zhvillimin e zonës, qoftë në fushën energjetike, minerare dhe turizmit.

Pack deklaroi se rajoni i Kukësit duhet të ndihmohet nga Qeveria dhe i bëri thirrje kryeministrit Rama që të kthejë vëmendjen nga Kukësi.

Në ceremoninë për dhënien e mirënjohjes merrte pjesë deputetja  Albana Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat