Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës

Kukësi

Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:53
ilustrim

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm në Kukës, të dielën janë rikthyer sërish reshjet e borës. Reshjet e shiut të cilat filluan në pjesën e dytë të ditës pas rënjes së temperaturave në 0 gradë u shëndrruan në borë në të gjithë territorin e Kukësit përfshi edhe qytetin.

Në lartësitë 800 m, trashësia e borës shkoi deri në 5cm.Prani të reshjeve të dëborës pati edhe në rrugën e Kombit dhe në Tunelin e Kalimashit ndërkohë që autostratda dhe  rrugët  e tjera nacionale dhe rurale  janë të hapura për qarkullim. 

Policia rrugore ka këshilluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në rrugë dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.Deri tani nuk raportohet për probleme ndërsa furnizimi me energji elektrike është i rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat