Kukës - Brenda vitit sistemohet dublimi i 5 urave përgjatë Rrugës së Kombit

Kukësi

Kukës - Brenda vitit sistemohet dublimi i 5 urave përgjatë Rrugës së Kombit

Më: 17 prill 2017 Në ora: 15:48
Kukes

Përgjatë Rrugës së Kombit në aksin Kukës-Morinë ka nisur me intensitet puna për dublimin e urave. Punimet e shtyra prej vitit 2009 për mungesë fondesh, aktualisht po kryhen me intensistet pas akordimit të shumës 5 milionë euro nga qeveria.

Brenda këtij viti pritet të përfundojë dublimi i pesë urave në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

Mësohet se për dublimin e tyre nga qeveria janë vënë në dispozicion 5 milionë euro, ku pritet të përfshihen edhe punime të mëvonshme për ndërtimin e mbikalimeve dhe nënkalimet.

Festim Rrustemi: Sivjet janë rakorduar për përfundimin e 5 urave në Lotin 1 dhe 2 urave në Lotin 2. Deri në qershor kemi kontratën për të përfunduar 5 urat, pra të lotit 1, kurse të lotit dy vazhdojnë punimet deri në fund të vitit.

Rruga Kukës-Morinë ka shtatë ura të cilat që nga përfundimi i autostradës janë të aksesueshme me 1 korsi dhe mospërfundimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

Punimet për ndërtimin e këtyre urave kanë nisur që në vitin 2009, por për shkak të mungesës së fondeve ishin shtyrë disa herë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat