Kukës, promovohet harta e parë turistike

Kukësi

Kukës, promovohet harta e parë turistike

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:19
Kukësi

Të huajt që vizitojnë qytetin e Kukësit do të kenë një hartë turistike për atraksionet që ofrohen. Kjo është harta e parë turistike për këtë zonë ku pasqyrohen pasuritë natyrore, ujore, agrokulturore dhe bizneset turistike të zonës. Specialistët thonë se harta turistike do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve në rajonin e Kukësit.

Ismail Beka, koordinator, GIZ: Të prezantojë Kukësin turistik me të gjitha pasuritë e veta turistike.

Specialistët thonë se harta turistike do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve.

Beka: Ashtu siç janë Alpet që sot janë kthyer në destinacion të kërkuar ndërkombëtar, po kështu i ka ardhur radha Gjallicës, Shishtavecit e deri në paraqet e Korab-Koretnik.

Harta turistike është në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht dhe shoqërohet me tregues për Parkun Kombëtar të Shishtavecit, Shkalla e Keqe, Malet dhe pllajat, Gryka e Vanave, liqeni i Fierzës. Zhvillimi i turizmit malor dhe natyror shihet si mundësia kryesore për rritjen ekonomikë në Bashkinë e Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat