Thahet Fierza/ Niveli më i ulët, përkeqëson bilancin energjetik

Kukësi

Thahet Fierza/ Niveli më i ulët, përkeqëson bilancin energjetik

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 16:31
Liqeni i Fierzës

Liqeni i Fierzës është rezerva energjetike e Shqipërisë dhe kaskadës së Drinit. Thatësira e këtij niveli dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që liqeni të arrijë nivel aq të ulët sa nuk është parë prej vitesh.

Faredin Elezi është lindur e rritur në Kukës. Ai na tregon se nuk e ka parë liqenin në këtë gjendje prej kohësh.
“Kuota maksimale shikohet ku është, mund të ketë nja 12 vjet që nuk e kam parë këtë thatësirë, flas për vete”, thotë  Faredin Elezi,. banor i Kukësit

Dikur banor i Kukësit të vjetër, Faredini thotë se me këto ritme shumë shpejt mund të dalin rrënojat e qytetit të përmbytur. Kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 20 vitet e fundit. Në 2002 dhe 2012.

“Kukësi i vjetër do 6 metra që të dalë se fillojnë të dalin gërmadhat që janë shembur”, thotë Elezi.

Image

Situata në Fierzë ka përkeqësuar bilancin energjetik në vend. Niveli në hidrocentral arriti 268 metër, më i ulëti në 15 vitet e fundit. 

Aktualisht në Fierzë po përpunohen vetëm prurjet natyrale prej 20 metër kub në sekondë të cilat shkojnë vetëm për nevojat e OST së për plotësimin e parametrave teknikë dhe humbjes në rrjet dhe shumë pak për operatorin e shpërndarjes që po importon 80 % të energjisë së hedhur në rrjet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat